Iraku dhe Türkiye kanë arritur një marrëveshje për rritjen e vëllimit të tregtisë së përbashkët dhe forcimin e investimeve.
Në një deklaratë të Ministrisë së Tregtisë së Irakut, thuhet se ministri i Tregtisë irakiane Atheer Daoud Al-Ghurairy dhe ai turk i Tregtisë Omer Bolat zhvilluan një takim në ndërtesën e ministrisë në Bagdad.
U theksua se në takim u dakordua përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe ekonomike e investimeve dhe heqjen e pengesave në këtë kontekst.
Palët ranë dakord për krijimin e komisioneve të përbashkëta, hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të nënshkruara dhe rritjen e vëllimit të tregtisë së përbashkët.
"Ne planifikojmë të rrisim vëllimin e tregtisë që do t'i shërbejë interesit të përbashkët dhe për këtë arsye nevojitet një mjedis për investime edhe më të forta," tha Al-Ghurairy.
Ministri turk i Tregtisë Bolat mbërriti dje në Bagdad dhe u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e planifikimit të Irakut, Mohammed Tamim.