Türkiye dhe Katari sot nënshkruan 11 marrëveshje të reja gjatë takimit të 8-të, të Komitetit të Lartë Strategjik të tyre në Istanbul.
Marrëveshjet mbulojnë fusha duke përfshirë diplomacinë, median, kulturën dhe menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave.
Takimi u bashkëkryesua nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani.
Udhëheqësit mbajtën më parë bisedime kokë më kokë mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale.
Türkiye dhe Katari krijuan Komitetin e Lartë Strategjik në vitin 2014 si një mekanizëm për dialogun e nivelit të lartë dhe bashkëpunimin dypalësh.
AA