Dy zyrtarët firmosën marrëveshje për përmirësimin e efikasitetit të forcave ajrore të Libisë dhe trajnimin e pilotëve libianë, tha ministria të mërkurën.     Foto: AA

Dy shtetet firmosën marrëveshje për përmirësimin e efikasitetit të forcave ajrore të Libisë dhe trajnimin e pilotëve libianë.

Türkiye dhe Libia kanë firmosur dy marrëveshje të rëndësishme në fushën ushtarake, sipas deklaratës së Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare.

Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar u takua të martën me Kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar me bazë në Tripoli dhe ministrin e Mbrojtjes Abdulhamid Dbeibah në Istanbul.

Dy zyrtarët firmosën marrëveshje për përmirësimin e efikasitetit të forcave ajrore të Libisë dhe trajnimin e pilotëve libianë, tha ministria të mërkurën.

“Protokolli tjetër i firmosur ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ekzistuese ushtarake mes Türkiye-s dhe Libisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Akar dhe Dbeibah shkëmbyen pikëpamjet e tyre për çështjet bilaterale dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë, në rend të parë rreth bashkëpunimit në stërvitjen dhe industrinë ushtarake.

Të martën Akar zhvilloi bisedime edhe me homologët e tij nga Azerbejxhani, Pakistani, Kuvajti dhe Mbretëria e Bashkuar në një ngjarje të madhe të mbrojtjes në Istanbul, të quajtur SAHA Expo.

E organizuar nga Shoqata e Mbrotjes dhe Hapësirës Ajrore nga Istanbuli, ekspozita shfaq prodhimet e fundit të mbrojtjes nga Türkiye dhe vendet të tjera.

Në këtë ngjarje marrin pjesë zyrtarë të lartë të qeverive dhe ushtrive nga dhjetëra vende.

AA