Türkiye dhe Rusia mund të nisin patrulla të përbashkëta në veri të Sirisë / Foto: AA

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se Türkiye dhe Rusia mund të vendosin patrulla të përbashkëta në veri të Sirisë.

Duke folur para gazetarëve në parlamentin turk, Akar komentoi takimin e fundit trepalësh të Türkiyes me Sirinë dhe Rusinë në Moskë.

"Qëllimi ynë është mbrojtja e vendit dhe kombit tonë. Për këtë, lufta kundër terrorizmit është një element shumë i rëndësishëm", tha ai.

Duke vënë në dukje sukseset e Türkiyes në përpjekjet e saj kundër terrorizmit, Akar njoftoi se u tha homologëve të tij në takimin trepalësh në Moskë se nuk është e mundur që Türkiye të pranojë më shumë refugjatë.

Ai tha se shpreson që bisedimet trepalëshe do të vazhdojnë "në mënyrë të arsyeshme, logjike dhe të suksesshme".

Akar tha se Türkiye nuk do të marrë asnjë vendim që mund të shkaktojë probleme për popullin sirian, duke shtuar se qëndrimi i Ankarasë duhet të njihet nga të gjitha palët dhe të trajtohet në përputhje me rrethanat.

AA