Një memorandum mirëkuptimi (MoU) u nënshkrua midis Türkiyes dhe Spanjës për Projektin e Avionëve Stërvitës, njoftoi të premten kreu i Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes të Türkiyes.
"Ne vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në industrinë e mbrojtjes dhe t'i ndajmë teknologjitë tona kombëtare dhe vendore me vendet mike," shkroi Haluk Gorgun në platformën X.
Sipas tij, ky memorandum do të shërbejë si bazë për bashkëpunimin e Türkiyes me aleatin e saj të NATO-s, Spanjën, mbi Projektin e Avionëve Stërvitës.
Ai theksoi se kjo marrëveshje e rëndësishme është jo vetëm një tregues i synimit të Türkiyes për të zhvilluar teknologji të pavarura, por edhe një shenjë e bashkëpunimit të fortë me vendet mike dhe aleate.
‘Nën drejtimin e udhëheqjes vizionare, Türkiye do të vazhdojë të konsolidojë fuqinë e saj në industrinë e mbrojtjes në nivel global," shtoi ai.