Türkiye do të qëndrojë krah Libanit kundër sulmeve “çnjerëzore” të Izraelit         / Foto: AA

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Türkiyes ka deklaruar se vendi do të qëndrojë në krah të Libanit dhe popullit libanez në përgjigje të sulmeve “çnjerëzore” të Izraelit të cilat kanë vrarë mbi 1.100 njerëz dhe kanë shkaktuar zhvendosjen e dhjetëra mijëra të tjerëve në më pak se dy javë.

“Ndalimi i Izraelit ndaj sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, duke e shpallur atë ‘person të padëshiruar’, dënohet si shembulli i fundit i shpërfilljes së ligjit nga Izraeli”, tha Këshilli i Sigurisë Kombëtare në një deklaratë pas një takimi në Ankara.

“Krahas përpjekjeve të vendosura të Türkiyes për të ndalur gjenocidin me të cilin populli palestinez është përballur për një vit para syve të botës dhe për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm dhe paqe në Palestinë pa vonesë, është theksuar se gjithashtu ekziston nevoja për të rritur dhe shtuar mbështesin përpjekjet ndërkombëtare”, thuhet më tej.

“Është bërë thirrje për të gjithë aktorët përgjegjës, veçanërisht Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të parandaluar sulmet e Izraelit të cilat synojnë të përhapin konfliktin përtej territoreve palestineze në Lindjen e Mesme”, shtoi Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Më tej, organi qeveritar po ashtu tha se aktivitetet për të neutralizuar organizatat terroriste në Siri do të vazhdojnë pandërprerë dhe çdo plan që mund të dëmtojë sigurinë kombëtare nuk do të tolerohet”, theksohet në deklaratë.

Këshilli i sigurisë turke tha se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në vend do të intensifikohen në përputhje me interesat dhe pritjet e rajonit dhe popullit sirian.

“Është rikonfirmuar vendosmëria jonë për të avancuar bashkëpunimin me fqinjin tonë Irakun në luftën kundër organizatave terroriste që përbëjnë një kërcënim të përbashkët për vendet tona, veçanërisht PKK/KCK-PYD/YPG”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, thuhet më tej, “edhe një herë është theksuar rëndësia që i kushtojmë sigurisë, paqes dhe prosperitetit të popullit vëlla irakian”.

Organi i sigurisë tha se qasja dhe përpjekjet e sinqerta të Türkiyes për të zhvilluar korniza bashkëpunuese që synojnë vendosjen e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në Mesdhe dhe Egje nuk do të lejohen të shfrytëzohen.

Në takim gjithashtu u theksua se të vepruarit me arsye dhe urtësi është veprimi më i mirë.

TRT Balkan / agjencitë