Türkiye po planifikon t'i dorëzojë NATO-s dhe aleatëve të saj regjistrat e radarëve që tregojnë se si sistemi grek i mbrojtjes ajrore S-300 provokoi avionët turq F-16 gjatë misionit në hapësirën ajrore ndërkombëtare, thanë sot burimet.
Avionët turq të angazhuar në misione mbi Detin Egje dhe Mesdheun Lindor u provokuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore greke S-300 i prodhuar nga Rusia, i vendosur në ishullin e Kretës më 23 gusht.
Megjithatë, zyrtarët ushtarakë grekë mohojnë aktin, i cili është përshkruar si "armiqësor" sipas Rregullave të Angazhimit të NATO-s.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye-s po përgatitet t'i dërgojë të dhënat e radarit nga incidenti Sekretariatit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Ministrive të Mbrojtjes të vendeve anëtare të aleancës.
Türkiye, anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, është ankuar për veprimet dhe retorikën e përsëritur provokuese nga Greqia në rajon gjatë muajve të fundit, duke thënë se lëvizje të tilla pengojnë përpjekjet e saj të mirëbesimit për paqe.
Prej fillimit të vitit 2022, avionët luftarakë grekë 256 herë kanë shkelur hapësirën ajrore turke dhe 158 herë kanë provokuar avionët turq.
Anijet e Rojës bregdetare greke kanë shkelur gjithashtu 33 herë ujërat territoriale turke.
31 Gus 2022
Türkiye do t'i dorëzojë NATO-s regjistrat e radarëve për provokimet greke
Avionët turq të angazhuar në misione mbi Detin Egje dhe Mesdheun Lindor u provokuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore greke S-300 i prodhuar nga Rusia, i vendosur në ishullin e Kretës më 23 gusht.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.