Türkiye është renditur e 18-ta në mesin e 193 vendeve në fushën e medias dhe komunikimit në të dhënat e Indeksit Global të Fuqisë së Butë (Global Soft Power Index) 2024 të përgatitur nga organizata ndërkombëtare e vlerësimit të markës Brand Finance.
“Përfshirja në rritje, efektiviteti, besueshmëria dhe qasja e punës sonë në fushën e medias dhe komunikimit në shkallë ndërkombëtare ishin faktorët përcaktues në këtë ngjitje”, tha në X të enjten Drejtori Turk i Komunikimeve Fahrettin Altun.
Türkiye u ngrit në listë me 10 vende në krahasim me një vit më parë.
“Performanca e lartë e vendit tonë, i cili renditet i 13-ti në kategorinë ‘Sfera e Ndikimit’ të të njëjtit indeks, u detyrohet vlerave të pasura të trashëgimisë kulturore si dhe suksesit të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shtoi Altun.
Ai theksoi se Türkiye ia doli të vendoset në mesin e vendeve që kanë rritur performancën e tyre më së shumti që nga viti 2020 në Indeksin Global të Fuqisë së Butë.
Vendi ka kryer strategji të suksesshme komunikimi duke ndërmarrë iniciativa diplomatike, duke pritur organizatat ndërkombëtare dhe markimin e kombit.
Indeksi Global i Fuqisë së Butë është studimi më i gjerë kërkimor mbi perceptimet e markave kombëtare në mbarë botën.