Me programe të ndryshme në mbarë Türkiyen dhe më gjerë, sot përkujtohet 84 vjetori i ndarjes nga jeta i Mustafa Kemal Atatürkut, themeluesit të Republikës së Türkiyes.
Manifestimi qendror u mbajt në platonë e Mauzoleut të Atatürkut, Anıtkabir, në Ankara, ku morën pjesë presidenti Recep Tayyip Erdoğan, kreu i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes (TBMM), Mustafa Şentop, zv/presidenti, Fuat Oktay, kryetari i Partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, kryetari i Partisë MHP, Devlet Bahçeli, kryetarja e Partisë IYI, Meral Akşener, drejtues të organeve të larta gjyqësore, komandantë të forcave ushtarake, përfaqësues të partive politike, burokratë dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.
Presidenti Erdoğan vendosi kurorë me lule në mauzoleun, ndërsa më pas në orën 9:05, në kohën kur ndërroi jetë Atatürku, u nderua presidenti i parë i Türkiye-s.
Pas nderimeve, flamuri turk u ul në gjysmë shtizë.
Erdoğan gjithashtu u nënshkrua në librin e veçantë të kujtimeve në Anatkabir.
Duke kujtuar Atatürkun dhe bashkëluftëtarët e tij dhe të gjithë dëshmorët që mbrojtën pavarësinë, Erdoğan theksoi se: "Republikën e Türkiyes, të cilën e keni cilësuar si 'vepra ime më e madhe', jemi duke e përgatitur për të ardhmen në një mënyrë më të fuqishme, më prestigjioze me vizionin 'Shekulli i Türkiyes' bashkë me 85 milionë banorët. Nuk do të ndalemi deri sa t'i realizojmë ëndrrat shekullore të popullit tonë, nuk do të dorëzohemi përballë sulmeve, do të vazhdojmë përpjekjen tonë me vendosmëri. Prehu në paqe".
Përveç aktiviteteve në kryeqytetin e vendit, vdekja e Atatürkut përkujtohet në mbarë vendin edhe në përfaqësitë e Türkiye-s jashtë vendit me aktivitete të ndryshme.