Portali i internetit “Heal in Türkiye”, i cili u hodh në qarkullim me mbështetjen e Ministrisë dhe është fytyra e sektorit të turizmit shëndetësor të Türkiyes, përfshin 175 institucione që operojnë në sektor, me ç’rast aplikimet për të marrë pjesë në portal po shtohen dita-ditës.
Në një deklaratë të publikuar në portal thuhej se Türkiye renditet e shtata në mbarë botën në turizmin shëndetësor falë shumë institucioneve të saj të akredituara shëndetësore.
Të ardhura prej 1.9 miliardë dollarësh u krijuan nga eksportet e shërbimeve shëndetësore në vitin 2022 dhe kjo shifër u rrit në 2,3 miliardë dollarë në 2023, pasi 1,4 milion turistë shëndetësorë hynë në vend.
Ministria e Tregtisë u dha firmave të shërbimeve shëndetësore 22,8 milionë dollarë fonde për të mbështetur operacionet e tyre, pasi ato ndërmarrin hapa drejt qëllimit për t'u bërë një qendër globale e turizmit shëndetësor, sipas deklaratës.
Shumica e turistëve shëndetësorë erdhën nga Gjermania, Britania e Madhe, Rusia, Azerbajxhani, Kazakistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Afganistani dhe vendet e Lindjes së Mesme, thuhet në deklaratë.