Türkiye dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan dhe ratifikuan sot 13 marrëveshje në fusha të ndryshme në vlerë prej 50,7 miliardë dollarë, në margjinat e vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kështu njoftoi sot Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, duke shtuar se të dyja palët kanë rënë dakord për krijimin e një "Këshilli Strategjik të Nivelit të Lartë" që do të kryesohet nga Presidenti i Türkiyes dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.
"Si rezultat i marrëveshjes, marrëdhëniet tona me Emiratet e Bashkuara Arabe janë ngritur në nivelin e partneritetit strategjik", thotë Drejtoria e Komunikimeve.
Palët vendosën gjithashtu të avancojnë bashkëpunimin ekzistues në fusha të tilla si energjia, transporti, infrastruktura, logjistika, tregtia elektronike, financat, shëndetësia, ushqimi, turizmi, pasuritë e paluajtshme, ndërtimi, industria e mbrojtjes, inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e avancuara.
19 Kor 2023
Türkiye-Emiratet e Bashkuara Arabe, 13 marrëveshje në vlerë 50 miliardë
Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njofton se si rezultat i vizitës së presidentit Erdoğan në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe marrëveshjeve të arritura, palët kanë avancuar marrëdhëniet në nivelin e partneritetit strategjik.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore