Në mbarë Türkiye-n, si dhe në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe ambasadat turke jashtë vendit, sot festohet 100-vjetori i Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke.
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, dje në një mesazh me rastin Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke, theksoi se 30 Gushti është prova më e qartë se çfarë mund të arrijë dhe prej çfarë mund të heqë dorë kombi turk nëse detyrohet të zgjedhë midis robërisë dhe lirisë.
Ai sot vizitoi mauzoleun e themeluesit të Republikës së Türkiye-s, Mustafa Kemal Atatürk, ku edhe e nënshkroi në librin Special të Anıtkabir.
Presidenti Erdoğan gjatë ditës gjithashtu do të organizojë një pritje me rastin e 30 Gushtit.
Ndërkohë, aktivitete të ndryshme mbahen edhe në qytete të ndryshme të vendit përfshirë Istanbul, Antalya dhe qytete tjera.
Ndryshe, Dita e Fitores shënon betejën e fundit kundër forcave greke në Dumlupınar në vitin 1922, dhe i kushtohet Forcave të Armatosura të Türkiye-s.
Nga 26 gushti deri më 30 gusht të vitit 1922, forcat turke zhvilluan betejën në Dumlupınar në provincën Kütahya në perëndim të Türkiye-s, ku ushtria pushtuese greke pësoi disfatë.
Në fund të vitit 1922, të gjitha forcat e huaja kishin braktisur territoret që një vit më vonë kolektivisht do të bëheshin Republika e re e Türkiye-s.
30 Gus 2022
Türkiye feston 100-vjetorin e Ditës së Fitores
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, sot vizitoi mauzoleun e themeluesit të Republikës së Türkiye-s, Mustafa Kemal Atatürk, ku edhe e nënshkroi në librin Special të Anıtkabir.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.