Türkiye ka nisur një operacion të madh antiterror në Irakun verior, një javë pasi terroristët e PKK/YPG-së kryen një sulm vdekjeprurëse në Istanbul, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur më shumë se 80.
Operacioni i ri vjen pasi policia turke arrestoi të dyshuarin kryesor për sulmin në rrugën Istiklal, Alham Albashir, një grua siriane që pranoi se punonte për PKK/YPG-në dhe gjithashtu pranoi se kishte vendosur bombën.
Gjykata e Istanbulit ka lënë në paraburgim 17 të dyshuar me akuzën e "shkatërrimit të unitetit kombëtar" dhe "vrasjes me dashje".
Terroristja Albashir tha se ajo iu bashkua grupit terrorist për shkak të ndikimit të të dashurit të saj dhe mbajti lidhjet e saj me grupin pasi u nda me të.
Sulmi në një nga rrugët më të frekuentuara turke ishte më vdekjeprurësi në pesë vjet dhe ngjalli kujtimet e një vale bombardimesh mbarëkombëtare nga viti 2015 deri në vitin 2017 të kryera nga grupet terroriste PKK dhe DAESh.
19 Nën 2022
Türkiye fillon aksion anti-terror në Irak pas sulmit terrorist në Istanbul
Shpërthimi i bombës në rrugën e njohur Istikal në Istanbul nga terroristia e PKK/YPG la të vdekur gjashtë persona dhe mbi 80 të plagosur.
TRT World
Lajme të ngjashme
MIT neutralizon terroristen e rangut të lartë të PKK-së në veri të Irakut
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka neutralizuar me sukses terroristen Sebahat Ormanli, e njohur me emrin e koduar Mizgin Guyi, që organizoi aktivitete terroriste që përfshinin zjarrvënie në zonat urbane dhe nëpër pyjet e Türkiyes.
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.