Nesër nga porti ndërkombëtar Mersin i Türkiyes do të niset anija e ngarkuar me ndihma humanitare të përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke për t'u dorëzuar në Gaza.
"Anija e 9-të e Mirësisë" e Gjysmëhënës së Kuqe Turke ka ngarkuar 3.774 tonë ndihma të përbëra nga ushqime, miell, ushqime për fëmijë dhe paketa me çanta gjumi.
Anija do të niset me një ceremoni që do të mbahet nesër pas përfundimit të përgatitjeve në Portin Ndërkombëtar të Mersinit dhe me një udhëtim detar që do të zgjasë afërsisht 40 orë deri në arritjen e portit El-Arish të Egjiptit, rajonin më të afërt me Gazën.
Materialet e ndihmave humanitare që do të shkarkohen nga anija do të transportohen me kamionë në Pikën kufitare Rafah. Pas procedurave doganore, materialet do t'i dorëzohen Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.
Ndërsa Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze do t’i dërgojë gjithashtu ndihmat për ata që kanë nevojë në Gaza.
Në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe AFAD-in, deri më tani me 13 avionë dhe 8 anije janë dërguar gjithsej 39.697 tonë materiale të ndryshme ndihmash humanitare në Gazën e Palestinës.