Türkiye godet 15 objektiva terroriste në operacionet ajrore në Siri / Photo: TRT World

Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes njoftoi se 15 objektiva të terroristëve, përfshirë selitë, strehimoret dhe magazinat, u shkatërruan dhe shumë terroristë të PKK/YPG-së u neutralizuan në operacionet ajrore në veri të Sirisë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se në orën 22:00 sipas kohës lokale, janë kryer operacione ajrore kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë.

Në njoftim thuhet se operacionet janë kryer në përputhje me të drejtat e vetëmbrojtjes që rrjedhin nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim neutralizimin e organizatës terroriste PKK/YPG dhe elementë të tjerë terroristë, eliminimin e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe forcave të sigurisë në veri të Sirisë, si dhe sigurimin e kufirit.

“Forcat e armatosura të Türkiyes, që burojnë nga zemra e popullit tonë fisnik, do të vazhdojnë, si në të kaluarën, të luftojnë me vendosmëri terrorizmin për mbijetesën dhe sigurinë e vendit dhe kombit tonë, deri në terroristin e fundit. Gjatë këtij operacioni janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e civilëve të pafajshëm, elementëve miqësorë, si dhe është parandaluar dëmtimi i trashëgimisë historike dhe kulturore dhe mjedisit”, thuhet në njoftim.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega e saj siriane.

AA