Türkiye hodhi poshtë të mërkurën deklaratat "të njëanshme" për ngjarjet e 1915, "që janë bërë për të kënaqur disa qarqe radikale", deklaroi Ministria e Jashtme.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se deklaratat “e njëanshme” keqinterpretojnë ngjarjet historike, dhe janë gjithashtu në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) ka deklaruar qartë se ngjarjet e vitit 1915 janë subjekt legjitim i debatit.” theksohet nga ministria.
Sipas ministrisë, këto deklarata të njëanshme dhe të pjesshme rreth historisë minojnë përpjekjet e pajtimit midis dy komuniteteve dhe inkurajojnë grupet radikale të kryejnë krime të urrejtjes.
Ministria u kërkoi të gjitha palëve të miratojnë propozimin e saj për një Komision të Përbashkët Historik dhe të mbështesin procesin e normalizimit që ka nisur me Armeninë.
Përsa u përket ngjarjeve të vitit 1915, Türkiye shpjegon se vdekjet e armenëve në Anadollun lindor ndodhën kur disa morën anën e pushtuesve rus dhe u revoltuan kundër forcave osmane. Një zhvendosje e mëvonshme e armenëve rezultoi në viktima të shumta.
Türkiye gjithashtu kundërshton paraqitjen e këtyre incidenteve si "gjenocid", duke i përshkruar ato si tragjedi në të cilën të dyja palët pësuan viktima.
Ankaraja ka propozuar vazhdimisht krijimin e një komisioni të përbashkët historianësh nga Türkiye dhe Armenia, si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të trajtuar këtë çështje.