Presidenti i skuadrës të Superligës Turke, Ankaragucu, Faruk Koca, ka goditur me grusht arbitrin e futbollit Halil Umut Meler në fushë pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes kundër Rizesporit.
Ankaragucu dhe Rizespor barazuan 1:1 në xhiron e 15-të të Superligës turke në Ankara, ndërsa presidenti i klubit vendas, Koca, i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga arbitri Meler në fund të ndeshjes dhe vendosi të qërojë hesapet fizikisht me arbitrin.
Arbitri Meler ra në tokë nga goditja që mori.
Ministri i Drejtësisë së Türkiyes, Yilmaz Tunc, njoftoi se kanë nisur hetimet gjyqësore kundër personave përgjegjës për sulmin ndaj arbitrit Halil Umut Meler.
"Kanë nisur hetimet kundër personave përgjegjës për sulmin ndaj arbitrit të ndeshjes Meler që ndodhi në fund të ndeshjes Ankaragucu – Caykur Rizespor", njoftoi Tunc në rrjetet sociale.
Sulmin ndaj arbitrit Meler e dënoi edhe ministri turk i Rinisë dhe i Sporteve, Osman Askin Bak.
Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi, dënoi ashpër sulmin ndaj arbitrit dhe paralajmëroi dënime të ashpra për fajtorët.
"Kjo është një goditje e turpshme për futbollin turk. Të gjithë ata që janë përfshirë në këtë incident do të paguajnë çmimin", tha Buyukeksi.