Federata e Futbollit në Seira Leone, solli vendim të hetohen dy ndeshje të Ligës 1 (liga e dytë), ku janë shënuar 187 gola.
Ekipi i Kahunla Rengers e fitoi ekipën e Lumbebu United me 95:00, përderisa Gulf FC e poshti Ququima Lebanon me rezultat 91:1.
Pjesët e para në të dy ndeshjet kishin përfunduar me rezultate 2:0 dhe 7:1, ndëresa ekipet që do të shënojnë më shumë gola do të futen në Super Ligën e Siera Leones. Por, Federata e Futbollit ka vendosur të zhvilloj hetime nën dyshimin se bëhet fjalë për trukim ndeshjesh.
Ndeshjet të cilat i fituan Kahunla Renger dhe Gulf FC u futën në histori të fitoreve në Siera Leone.
Kryetari i Federatës së Futbollit, të Siera Leones, Daddy Brima, tha se golat e shënuara janë kontrolluar
“Nuk mundemi të lejojmë ajo çka ka ndodhur të mbetet pa u ndëshkuar. Përgjegjësisht do të duhet të vijnë para trupit për antikorrupsion dhe do të përgjigjen për veprimet e tyre”, tha Brima.
6 Kor 2022
Rekord në Siera Leone: Në dy ndeshje futbolli shënohen 187 gola
Federata e Futbollit ka paralajmëruar hetime për disa ekipe të Ligës 1 (liga e dytë)
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.