Türkiye i bën thirrje Francës t’i bashkëngjitet luftës kundër terrorizmit. / Photo: AA



Shefi i Drejtorisë së Komunikimeve në Presidencën turke, Fahrettin Altun, deklaroi se Türkiye i bën thirrje Francës të mbështesë bashkëpunimin global në luftën kundër terrorizmit.

Gjatë pjesëmarrjes në panelin “Marrëdhëniet turko-franceze, mundësitë dhe sfidat” në Ankara, Altun tha se BE-ja e njeh PKK-në si organizatë terroriste, por anëtarë të kësaj organizate mund të jenë prezentë dhe aktivë në Francë.

“Ankaraja gjithashtu pret që Franca dhe aleatët e tjerë në NATO të ndalojnë të gjitha demonstratat dhe aktivitetet e PKK-së dhe të përkrahin luftën kundër kësaj organizate terroriste dhe PYD/YPG-së si degë e saj në Siri”, tha Altun.

Ai paralajmëroi se fushata dezinformuese e organizatës terroriste PKK nuk do të dëmtojë vetëm marrëdhëniet bilaterale mes Ankarasë dhe Parisit, por edhe vetë Francën.

“Gjigandi francez i çimentos Lafarge ofron mbështetje për shumë organizata terroriste, përfshirë DAESh-in. Kjo do të jetë me të vërtetë një pikë e errët në historinë e Francës”, tha Altun.

Në tetor, gjykata amerikane dënoi kompaninë Lafarge me gjobë prej 778 milionë dollarëve, për shkak të përkrahjes që u ka dhënë disa grupeve terroriste në Siri gjatë viteve 2013 dhe 2014, përfshirë edhe përkrahjen për organizatën terroriste DAESh.

“Përveç kësaj, Parisi duhet të mbështesë rolin dhe përpjekjet e Ankarasë në zgjidhjen e krizave në Mesdheun Lindor, në Libi dhe në Ukrainë. Duke u vendosur si një aktor stabilizues, Türkiye ka bërë pjesën e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për të parandaluar thellimin e mëtejshëm të krizës në Ukrainë”, tha Altun.

Duke theksuar se Franca dhe Evropa po përballen me sfida në zgjidhjen e migracionit të paligjshëm, Altun vuri në dukje se Türkiye duhet të merret si shembull dhe të krijohet një kulturë e punës së përbashkët.

“Në vende si Siria dhe Libia, politika e Parisit duhet të jetë në përputhje me Ankaranë”, shtoi Altun.

Türkiye dhe Franca kanë lidhje historike të kahershme dhe Altun tha se bashkëpunimi mund të intensifikohet më tej në fusha të ndryshme, duke përfshirë zgjidhjen e migracionit të paligjshëm, industrinë e mbrojtjes dhe luftën kundër terrorizmit.




AA