Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i ka shprehur ngushëllimet Teheranit për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe shokëve të tij në një rrëzim të helikopterit
Presidenti Raisi, ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe shokët e tyre u deklaruan zyrtarisht u konfirmuan se kanë humbur jetën herët të hënën, pas një përplasjeje helikopteri.
“I shpreh ngushëllimet e mia homologut tim të dashur, vëllait tim, Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me helikopter”, tha Erdoğan në postimin X të hënën.
Erdoğan i ofroi ngushëllimet më të thella liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, popullit dhe qeverisë së Iranit, si dhe familjeve të Raisit dhe viktimave të tjera.
“Si koleg që dëshmova përpjekjet e tij për paqen e popullit iranian dhe rajonit tonë, e kujtoj zotin Raisi me respekt dhe mirënjohje”, tha ai.
Presidenti Erdoğan siguroi se Türkiye do të qëndrojë pranë fqinjit të saj Iranit në këto kohë të vështira, ashtu siç ka bërë në shumë raste më parë. Përplasja ka shkaktuar tronditje në rajon, me shumë njerëz që vajtojnë humbjen e liderit iranian dhe zyrtarëve të tjerë në bord.
Kryediplomati turk ngushlloi Iranin
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan i shprehu ngushëllimet e tij Teheranit të hënën për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe bashkëpunëtorëve të tij në një aksident me helikopter.
Fidan theksoi se “vdekja e presidentit dhe ministrit të jashtëm iranian i ka pikëlluar thellë” dhe se Türkiye “do të vazhdojë të mbështesë Iranin në çdo mënyrë të mundshme”. Deklaratat e tij erdhën gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij Ishaq Dar gjatë vizitës së tij zyrtare dy-ditore në Pakistan. Më herët të hënën, Presidenti Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe bashkëpunëtorët e tyre u deklaruan të vdekur pasi helikopteri i tyre u rrëzua në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit Lindor të Iranit të dielën pasdite. Helikopteri që u rrëzua pasditen e së dielës po transportonte gjithashtu guvernatorin e provincës së Azerbajxhanit Lindor Malik Rahmeti dhe Imamin e provincës Tabriz Ayatollah Ali Hashim. Dhjetëra ekipe shpëtimi emergjente ishin dërguar në zonën malore dhe rrënojat u gjetën pas disa orësh operacioni kërkimi në të cilin një dron turk Akinci ndihmoi për të gjetur vendin e rrëzimit.