Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, i tha Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin se operacionet ndërkufitare të Ankarasë në Irakun verior dhe Siri janë drejtuar kundër terroristëve dhe janë në linjë me të drejtën për vetëmbrojtje, sipas Nenit 51 të Kartës së OKB-së.
Të dyja palët diskutuan çështjet bilaterale, rajonale, të mbrojtjes dhe të sigurisë në një bisedë telefonike të mërkurën, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes të Türkiyes.
Akar ka përsëritur se Türkiye dhe ShBA-ja mbeten partnerë të rëndësishëm.
Türkiye nënvizoi se “vetëm terroristët janë caqe në këto operacione dhe nuk bëhet fjalë për dëmtimin e forcave aleate ose të civilëve”.
Bashkëpunimi dhe solidariteti në luftën kundër terrorizmit do të kontribuojë për paqe dhe siguri rajonale dhe globale, tha Akar.
Në këtë kontekst, ai ka theksuar se Türkiye është e gatshme të bashkëpunojë kundër DAESh-it dhe organizatave të tjera terroriste.