Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes ka reaguar pas sulmit në një shkollë të Gazës me të strehuar, ku u vranë mbi 100 civilë.
Ministria turke deklaroi se Izraeli ka kryer një “krim të ri kundër njerëzimit” duke vrarë mbi 100 civilë që ishin strehuar në një shkollë në lagjen Al-Daraj në qytetin Gaza.
“Ky sulm tregoi edhe një herë se qeveria e Natanyahut synon të sabotojë negociatat për një armëpushim të përhershëm”, theksoi ministria turke.
Sipas ministrisë turke, “aktorët ndërkombëtarë që nuk ndërmarrin hapa për ta ndaluar Izraelin janë bashkëpunëtorë në krimet e Izraelit”.
Zyra e Qeverisë për Media në Rripin e Gazës raortoi se ushtria izraelite bombardoi shkollën Al-Taba’een në lagjen Al-Daraj ku kishte të strehuar palestinezë të zhvendosur, duke vrarë të paktën 100 civilë.
Ata njoftuan se ushtria izraelite shënjestroi “drejtpërdrejt” civilët e zhvendosur gjatë faljes së namazit të sabahut, që çoi në rritje të shpejtë të numrit të viktimave.
Pavarësisht thirrjeve nga ndërmjetësit të enjten, përfshirë Egjiptin, ShBA-në dhe Katarin, për të ndaluar armiqësitë, si dhe për të arritur një armëpushim dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli vazhdon me ofensivën vdekjeprurëse në Rripin e Gazës.