Arrestime në Türkiye nën dyshimin e bashkëpunimit me intelegjencën kineze.    /Foto: AA

Ministri i Punëve të Brendshme të Türkiyes, Ali Yerlikaya, tha se në një operacion u ndaluan tetë të dyshuar për të cilët u konstatua se u kishin dhënë informacione elementëve të inteligjencës izraelite. Në njoftimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Yerlikaya tha se nga Drejtoria e Degës Antiterrorizëm të Departamentit të Policisë së Provincës së Istanbulit është kryer puna për aktivitetet e spiunazhit nën koordinimin e Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Istanbulit, Drejtorisë MIT, Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, Drejtorisë së Zbulimit dhe TEM.

Yerlikaya deklaroi se u konstatua se disa të dyshuar kishin pasur takime me elementë të inteligjencës izraelite dhe ua transferuan informacionet që përpilonin për persona dhe kompani në Türkiye, tek elementët e inteligjencës izraelite. Ai theksoi se tetë persona u kapën në operacionin në fjalë, i cili u organizua kundër atyre që kryenin këto aktivitete spiunazhi.

Ministri turk bëri të ditur se dy nga të kapurit u arrestuan, ndërsa ndaj gjashtëve prej tyre u lëshua urdhër kontrolli gjyqësor. "Nuk do të lejojmë kurrë aktivitete spiunazhi që synohen të kryhen kundër unitetit dhe solidaritetit tonë kombëtar brenda kufijve të vendit tonë. Jemi duke ndjekur", tha Yerlikaya.

Ai uroi Zyrën e Kryeprokurorit Publik të Istanbulit, anëtarët e MIT-it dhe policinë.

TRT Balkan / agjencitë