Është përgjegjësi kolektive e komunitetit ndërkombëtar të ndalojë sulmet kundër civilëve të pafajshëm në Gaza dhe t’i japë fund pushtimit të territorit palestinez, tha Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Türkiyes në mbledhjen e fundit të zhvilluar më 29 nëntor. Türkiye do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje në këtë drejtim, thuhet në njoftimin e publikuar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të udhëhequr nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
Herët a vonë Izraeli do të duhet të përballet me pasojat e krimeve çnjerëzore që kreu në Gaza, thuhet në komunikatë.
“Për qeverinë izraelite dhe aktorët që mbështetën masakrën; Është rikujtuar se nëse këto akte të urryera nuk marrin fund menjëherë, ato mund të shkaktojnë një spirale dhune, efektet e së cilës do të zgjasin me breza dhe mund të përhapen jashtë rajonit”, shtoi Këshilli.
Këshilli tha se një paqe e qëndrueshme mund të jetë e mundur nëpërmjet krijimit të një shteti të pavarur dhe sovran palestinez, me Kudsin Lindor si kryeqytet, bazuar në kufijtë e vitit 1967.