Türkiye kritikon “propagandën e lirë” të së përjavshmes “The Economist” / Foto: AA

Drejtori i Komunikimeve i Türkiyes, Fahrettin Altun, ka kritikuar ashpër të përjavshmen me seli në Londër The Economist për "propagandën e lirë" dhe "dezinformimin" mbi Türkiyen dhe udhëheqjen e saj. "Ja tek shfaqet përsëri! 'The Economist' riciklon përshkrimin e tij intelektualisht dembel, të mërzitshëm dhe qëllimisht injorant të Türkiyes. Duket sikur ata ndihen të detyruar të shpallin fundin e demokracisë turke nëpërmjet klisheve, dezinformatave dhe propagandës flagrante," tha Altun. Më tutje, Altun shtoi se titujt e egër dhe imazhet provokuese mund t'u ndihmojnë atyre të shesin të ashtuquajturën ditar të tyre, kështu që Türkiye i përgëzon për teknikat e tyre të zgjuara të marketingut!

"Por, ne duhet t'i kujtojmë audiencës se kjo është gazetari sensacionaliste e bazuar në propagandë të lirë dhe dezinformim," tha ai. Reagimi i Fahrettin Altunit ka të bëjë ndaj artikullit të The Economist që u bën thirrje të huajve t'u kushtojnë vëmendje zgjedhjeve të ardhshme të Türkiyes dhe duke pretenduar në mënyrë të rreme se vendi është "në prag të katastrofës" nën Presidentin Recep Tayyip Erdoğan. "Populli turk ka demonstruar vazhdimisht përkushtimin e tij ndaj demokracisë, barazisë dhe lirisë. Sistemi ynë politik ka pësuar shumë vuajtje, duke përfshirë një përpjekje të pabesë për grusht shteti në vitin 2016, kur populli ynë derdhi gjakun e tij për të shpëtuar demokracinë tonë", vazhdoi Altun. "Pse dikush duhet t'ju marrë seriozisht?" "Kur presidenti ynë Erdoğan u bëri thirrje qytetarëve tanë që t'i rezistonin puçistëve, përgjigjja e tyre ishte një mësim për shekuj. Të ashtuquajturit gazetarë dhe redaktorë në The Economist natyrisht nuk u mërzitën kurrë të ofrojnë gazetari të denjë për luftën e popullit tonë, për demokracinë tonë", tha Altun. Altun vuri në dukje: "Kjo është kryesisht për shkak të urrejtjes së tyre të pashpjegueshme dhe të vazhdueshme kundër Presidentit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili ka fituar çdo lloj të zgjedhjeve në të cilat ai ka hyrë," duke shtuar: "Nëse nuk mund të shqetësoheni për të hetuar se si dhe pse publiku turk i beson Erdoganit, pse dikush duhet t'ju marrë seriozisht?! Sipas Altunit, Türkiye po shkon drejt një sezoni tjetër elektoral ku ka një debat të gjallë rreth mënyrës se si t'i zgjidhin sfidat. "Po zhvillohet një politikë reale demokratike dhe opozita po përpiqet të kuptojë strategjinë e saj prej muajsh tashmë". Ai tha se gjallëria e demokracisë turke dhe pronësia e njerëzve mbi sistemin e tyre politik janë "shumë të forta". "Jam i bindur që The Economist nuk do të shqetësohet kurrë të raportojë për atë që po ndodh në të vërtetë në Türkiye. Unë thjesht dua të paralajmëroj lexuesit e besueshëm për gjendjen e tyre të trishtuar!", përfundoi Altun.

TRT World