Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Türkiyes njoftoi se 19 artefakte janë kthyer nga disa vende këtë vit, duke demonstruar një përpjekje të rëndësishme për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të vendit. Gjatë gjithë vitit, ministria ka rikthyer artefakte të nxjerra ilegalisht nga Türkiye dhe të dërguara në gjashtë vende, duke përfshirë ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë.
Një artefakt i rëndësishëm i kthyer është një Kuran i riatdhesuar nga Britania e Madhe që fillimisht ishte pjesë e koleksionit të Sulltanit Abdulhamid II.
I nënshkruar në fillim të shekullit të 16-të nga Mustafa Dede, një nga kaligrafët më të famshëm turq të kohës, Kurani u nxor ilegalisht nga Türkiye përmes zhvatjes dhe u vu në shitje në vitin 2017, njoftoi ministria.
Përpos kësaj, në mesin e artefakteve të kthyera janë edhe 11 pjesë terakotë që përfunduan në Itali. Gjetja e tyre u bë e mundur pas një hetimi nga Prokuroria e Firences dhe një raporti nga Muzeu i Qytetërimeve të Anadollit që ndodhet në Ankara.
Artefakte të tjera të rëndësishme përfshijnë një statujë bronzi e një perandori nga fundi i shekullit të dytë dhe fillimi i shekullit të tretë, një vazo terakote e periudhës romake dhe dy monedha bronzi nga periudha e perandorit bizantin Justin I (518-527).
Që nga viti 2002, gjithsej 12.139 artefakte janë kthyer në Türkiye, prej tyre 7.823 kanë ndodhur pas vitit 2018.
Ankaraja është e angazhuar në mënyrë aktive në identifikimin dhe kthimin e objekteve që janë nxjerrë ilegalisht jashtë vendit.