Si sot 7 vjet më parë Türkiye kujton 7-vjetorin nga "rezistenca e 15 korrikut", kur kombi turk u përball me bomba dhe plumba për të parandaluar një përpjekje vdekjeprurëse për grusht shteti nga Organizata Terroriste Fetulla (FETO).
Gjithçka filloi rreth orës 22:00, mbrëmjen e datës 15 Korrik, ditë e premte, dhe u neutralizua në orën 20:02 të datës 16 korrik, ditë e shtunë.
Gjatë tentativës për grusht shteti, terroristët e FETO-s përdorën rreth 9.000 personel ushtarak, 74 tanke, 246 automjete të blinduara, 4.000 armë të vogla, 35 avionë dhe 37 helikopterë.
Bllokimi i rrugëve kryesore dhe okupimi i institucioneve publike
Një grup ushtarakësh marrin nën kontroll Selinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Drejtorinë e Përgjithshme të TRT-së në Ankara, ndërsa në Istanbulit në të njëjtën orë një grup ushtarësh bllokojnë kalimin në “Urën e Bosforit” dhe “Urën e Fatih Sulltan Mehmetit”.
Ushtarët puçistë hyjnë me forcë në ambientet e Radiotelevizonit Publik (TRT) dhe detyrojnë spikeren e lajmeve të lexojë deklaratën e paligjshme, ku thuhet se ata kanë marrë nën kontroll shtetin në emër të “Komitetit të Paqes në Vend”. Burime nga Presidenca qartësuan se deklarata ishte false dhe nuk ishte lëshuar nga ana e Forcave të Armatosura Turke, prandaj bëhej thirrje që të tregohej kujdesi i nevojshëm. Pak më vonë pas leximit të deklaratës së paligjshme, agjencia e komunikimit satelitor TURKSAT ndërpret sinjalin e transmetimeve të TRT-së.
Pas kësaj helikopterët ushtarakë sulmojnë objektet e operatorit satelitor TURKSAT në Gëlbashë, i cili kishte ndërprerë transmetimin e televizionit shtetëror TRT.
Një tjetër bombë hidhet mbi Kuvend. Kryetari i Kuvendit Ismail Kahraman dhe disa deputetë që gjendeshin në seancën plenare zbresin në strehimin e nëndheshëm të Kuvendit.
Si pasojë e shpërthimit të bombës së hedhur mbi Kuvendin e Madh Popullor të Türkiyes (TBMM) plagosen disa punonjës policie dhe nëpunës të Kuvendit, si dhe thyhen xhamat e ndërtesës.
Ftesa e presidentit Erdoğan për popullin
Duke parë zhvillimet presidenti Erdoğan lidhet në transmetim direkt me televizionin CNN Turk dhe disa kanale të tjera televizive, në të cilat reagon ndaj tentativës ushtarake për grusht shteti dhe i bën thirrje popullit që të tubohet nëpër sheshe për të bërë rezistencë dhe për t’i dalë në mbrojtje demokracisë. Erdoğan u shpreh kështu: “Përgjegjësit e kësaj tentative për grusht shteti të ndërmarrë ndaj vullnetit të popullit do të marrin përgjigjen e merituar ashtu siç parashikohet në ligjet dhe kushtetutën tonë, pavarësisht nëse ata janë një grup i vogël brenda Forcave të Armatosura Turke ose brenda institucioneve të tjera shtetërore. Unë e ftoj kombin tonë në rrugë".
Pas apelit të Presidentit Erdoğan dhe thirrjeve për bashkim, të cilat në bazë të udhëzimeve të Departamentit të Çështjeve Fetare u përcollën nga minaret e të gjitha xhamive në 81 provincat e Türkiyes, qytetarët turq dolën nëpër rrugë për të protestuar ndaj tentativës për grusht shteti e cila në fund doli e suksesshme.
Në fund policia arriti të marrë kontrollin duke arrestuar personelin e Forcave të Armatosura Turke, të cilët ishin anëtarë të organizatës së armatosur terroriste FETO.
Pasojat nga grushti i shtetit
Përpjekja për grusht shteti, e cila mori jetën e 253 ushtarëve dhe civilëve, u mposht në rreth 22 orë. Te bazat kryesore të avionëve Akinci kishim 9 të vrarë, te Departamenti i Policisë së Ankarasë 10 të vrarë, Kompleksi Presidencial 15 të vrarë, te Parlamenti, Shtabi i Përgjithshëm dhe Komanda e Xhandarmerisë 45 të vrarë, te Departamenti i Aviacionit 7 të vrarë, Departamenti i Operacioneve Speciale 44 të vrarë, Kampusi TURKSAT 2 të vrarë.
Ndërsa sa u përket zonave në Istanbul dhe Ankara ku ndodhi dhuna vdekjeprurëse, kishim 34 të vrarë në Urën e Bosforit, Cengelkoy 7 të vrarë, Komuna Metropolitane e Istanbulit 14 të vrarë, Acibadem 6 të vrarë dhe Tuzla 6 të vrarë.