Dita Botërore e Humanizmit, Türkiye thirrje Izraelit të mbajë përgjegjësi.         Foto: AA

Türkiye ka mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit ndërmjet Libanit dhe Izraelit, tha të mërkurën Ministria e Jashtme turke.

“Ne mirëpresim përfundimin e suksesshëm të negociatave për vendosjen e një armëpushimi në Liban dhe shpresojmë që armëpushimi të jetë i përhershëm”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

"Është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Izraelin që ta respektojë plotësisht armëpushimin dhe të sigurojë dëmshpërblime për dëmet që ka shkaktuar në Liban", thuhet në njoftim, duke theksuar gatishmërinë e Ankarasë "për të dhënë mbështetjen e nevojshme për vendosjen e paqes së brendshme në Liban”.

“Shfrytëzojmë këtë rast për të kujtuar se, për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal, duhet të shpallet një armëpushim i përhershëm dhe gjithëpërfshirës në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur dhe Izraeli duhet t'i ndërpresë politikat e tij agresive”, thotë ministria.

Armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit, i ndërmjetësuar me përpjekjet diplomatike të ShBA-së dhe Francës, hyri në fuqi në orën 4 të mëngjesit me orën lokale.

Hezbollahu filloi një seri sulmesh me raketa balistike, raketa dhe dron mbi Izraelin tetorin e kaluar për të demonstruar solidaritet me popullin e Gazës dhe për t'i bërë presion Izraelit për një armëpushim në enklavën bregdetare të rrethuar.

Ndërsa lufta ndërkufitare vazhdonte, Izraeli filloi në fund të shtatorit sulme masive ajrore në gjithë vendin e vogël mesdhetar kundër, siç tha, objektivat e Hezbollahut. Një pushtim tokësor filloi më 1 tetor.

TRT Balkan / agjencitë