Türkiye, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian (BE), ka mirëpritur marrëveshjen për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Türkiyes thuhet se shpresohet që palët të arrijnë rezultate konkrete duke respektuar plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë.
"Vendi ynë ka kontribuar në këtë proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë (Recep Tayyip Erdoğan) ka zhvilluar takime të ndara si me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Si Türkiye, do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha iniciativat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Türkiyes.
Kosova dhe Serbia më 27 shkurt në Bruksel arritën marrëveshje për Planin Evropian dhe së fundmi në Ohër u pajtuan për aneksin e zbatimit të këtij plani. Por, në asnjërin prej takimeve nuk nënshkruan dokumentet.