Ministria e Jashtme e Türkiyes e ka mirëpritur miratimin rezulutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila i konsideron të gjitha aktet e dhunës ndaj librave të shenjtë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. "Rezoluta është e rëndësishme përballë lejeve të fundit për të djegur librin tonë të shenjtë, Kuranin, nën mbrojtjen e policisë në Suedi, Danimarkë dhe Holandë", thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Türkiyes. Po ashtu, në njoftim theksohet se është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë me vendosmëri veprime të përbashkëta kundër krimeve të tilla të urrejtjes që ofendojnë miliarda myslimanë. Mes të tjerash, thonë se Türkiye do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e saj në luftën kundër urrejtjes ndaj Islamit.
27 Kor 2023
Türkiye mirëpret rezolutën që dënon dhunën ndaj librave të shenjtë
Rezoluta e OKB-së miratuar më 25 korrik i dënon të gjitha sulmet e orientuara drejt Kuranit dhe i përshkruan si "akte të urrejtjes fetare".
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.