Të paktën 50.783 njerëz humbën jetën në tërmetet që goditën Türkiyen në fillim të këtij viti, tha të shtunën Ministri i Brendshëm i Türkiyes, Süleyman Soylu.
“Aktualisht janë 297 kërkesa për persona të zhdukur. 30 prej tyre janë të moshës nën 6 vjeç, 20 janë të moshës shtatë deri në 12 vjeç dhe 36 janë të moshës 13 deri në 17 vjeç. Pra, 86 nga të zhdukurit janë fëmijë. Të tjerët janë të rritur”, tha Soylu në një intervistë për CNN Turk.
Ai tha se si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 7.302 emigrantë.
“Identifikimi i 985 personave është në vazhdim”, tha Soylu.
Ministri Soylu shpjegoi se gjatë procesit të identifikimit mostrat e ADN-së janë marrë nga njerëzit në Idlib, Afrin, Jarabulus, Azez dhe Mare.
"Ne po mundohemi t'i krahasojmë. Pra, jo të gjithë këta 985 persona janë shtetas të Republikës së Türkiyes. Mes tyre ka edhe shtetas të huaj. Ka nga ata që jetojnë vetëm. Ka nga ata që nuk kanë të afërm. Prandaj, ka raste nga të cilat nuk kemi mundur të marrim ADN”, shpjegoi ai. Soylu.
Ai tha gjithashtu se procesi i largimit të rrënojave është pothuajse i përfunduar.
"Rreth 50.000 nga 57.000 rrënojat janë hequr në 11 rajone. Shumica e tyre janë në Hatay. Ne thamë se do të përfundojmë deri në Bajram. Të gjitha ndërtesat që do të prishen janë pastruar. Brenda dhjetë ditësh do të fillojmë prishjen e ndërtesave të dëmtuara rëndë”, shtoi Soylu.
Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter goditën pjesët jugore të Türkiyes më 6 shkurt me epiqendër Kahramanmaraş.
Rreth 14 milionë njerëz në Türkiye u prekën nga tërmetet shkatërruese, përfshirë mijëra njerëz në Sirinë veriore.
22 Pri 2023
Türkiye: Në tërmetet 50.783 njerëz humbën jetën, 297 llogariten të zhdukur
Ministri i Brendshëm i Türkiyes, Süleyman Soylu, njoftoi se 87 nga të zhdukurit janë fëmijë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore