Türkiye nënshkruan marrëveshje për eksportin e gazit natyror në Rumani.     /Foto: AA

Marrëveshje midis “BOTAŞ” dhe kompanisë të Rumanisë “OMV Petrom”, një ndër kompanitë më të mëdha të energjisë në rajon, do të mbulojë eksportin e mbi 4 milionë metër kub të gazit natyror në ditë në Rumani.

Korporata Turke e Naftësjellësit (BOTAŞ) ka bërë të ditur se Türkiye ka rënë dakord të dërgojë gaz natyror përmes tubacionit në Rumani duke filluar nga 1 tetori deri më 31 mars të vitit 2025.

Marrëveshje midis “BOTAŞ” dhe kompanisë të Rumanisë “OMV Petrom”, një ndër kompanitë më të mëdha të energjisë në rajon, do të mbulojë eksportin e mbi 4 milionë metër kub të gazit natyror në ditë në Rumani.

BOTAŞ njoftoi se të dyja kompanitë po ashtu u pajtuan të zhvillojnë bashkëpunimin në fushat e transmetimit, ruajtjes, prodhimit, teknologjive të energjisë së gjelbër, si dhe në tregtinë e gazit natyror.

Marrëveshja me Rumaninë është e fundit ndër disa marrëveshje të eksportit të gazit natyror midis Türkiyes dhe vendeve fqinje.

Gjatë muajve të fundit, “BOTAŞ” ka nënshkruar marrëveshje për dërgimin e gazit natyror me Greqinë, Bullgarinë dhe Hungarinë.

Brenda tri viteve, “BOTAŞ” shpreson të renditet ndër dhjetë ndërmarrjet më të mira eksportuese në Türkiye. Në dritën e kësaj, korporata synon marrëveshje të reja të eksportit nëpërmjet negociatave me vende dhe biznese të tjera.

AA