Dy të ashtuquajturit liderë të grupit terrorist PKK, njëri prej të cilëve ishte në listën "e kuqe" të terroristëve më të kërkuar në vend, u neutralizuan në Türkiyen lindore, tha të hënën ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.
“Sulltan Dag, i koduar Beritan Amara, i cila ishte në listën e ‘kuqe’ dhe Zeynep Nibat, e koduar Zeynep Cudi, u neutralizuan në operacionin ‘Bozdogan-45’ që u krye në zonën rurale të provincës Batman”, tha ministri turk Yerlikaya.
Ai shtoi se terroristët morën pjesë në gjithsej nëntë akte terroriste, në të cilat u vranë gjashtë pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe 19 u plagosën.
Yerlikaya shtoi se xhandarmëria neutralizoi gjithsej 11 terroristë, duke përfshirë dy në kategorinë e kuqe, katër në kategorinë portokalli dhe dy në kategorinë gri, në nëntë ditët e fundit.
Lista e të kërkuarve në Türkiye është e ndarë në pesë kategori të koduara me ngjyra, me të kuqen si më të kërkuarit, e ndjekur nga bluja, jeshile, portokallia dhe grija.
Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja - e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja - ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.