Türkiye 'neutralizon' 4 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Irakut dhe Siri         Foto: AA

Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” katër terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë dhe Irakun verior, njoftoi të dielën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.

Tre terroristë të PKK/YPG u shënjestruan në zonën e Operacionit Claw-Lock në veri të Irakut, ndërsa një u neutralizua në zonën e Operacionit Burimi i Paqes në veri të Sirisë, tha ministria në X.

Termi "neutralizoj" përdoret nga autoritetet turke për të treguar se terroristët u vranë, u kapën ose u dorëzuan.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare kundër Türkiyes.

Për ta luftuar këtë kërcënim, Türkiye filloi operacionin Claw-Lock në 2022, duke synuar strehët e PKK-së në rajonet Metina, Zap dhe Avasin-Basyan të Irakut verior.

Në veri të Sirisë, Türkiye ka kryer një sërë operacionesh të suksesshme anti-terror që nga viti 2016, duke e përfshirë Mburojën e Eufratit (2016), Degën e Ullirit (2018) dhe Burimin e Paqes (2019), për ta parandaluar krijimin e një korridori terrorist dhe për të siguruar vendosja paqësore e banorëve vendas.

PKK-ja, e cila ka zhvilluar një fushatë terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, është klasifikuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja.

YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Që nga rënia e regjimit të Asadit, PKK/YPG-ja është përpjekur të shfrytëzojë paqëndrueshmërinë rajonale për të krijuar një “korridor terrorist” përgjatë kufirit me Türkiyen.

TRT Balkan / agjencitë