Türkiye 'neutralizon' 6 terroristë të PKK-së në Irakun verior / Photo: AA

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi të martën nëpërmjet platformës X se forcat turke të sigurisë “neutralizuan” gjashtë terroristë të PKK-së në Irakun verior.

Terroristët u shënjestruan në rajonet Metina dhe Gara nëpërmjet sulmeve ajrore, raportoi ministria. "Operacionet tona do të vazhdojnë me këmbëngulje dhe vendosmëri derisa terroristi i fundit të neutralizohet në rajon," theksoi ai.

Termi "neutralizuar" përdoret nga autoritetet turke për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.

Iraku verior është zona ku terroristët e PKK-së shpesh fshihen për të komplotuar sulme terroriste në Türkiye.

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

AA