Türkiye neutralizon dy terroristë të PKK-së të listuar në kategorinë “portokalli” /      Foto: AA

Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" dy terroristë të PKK-së të listuar në "kategorinë portokalli" në një operacion kundër terrorizmit, njoftoi të martën Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Terroristët, Ilhan Tekinalp, i koduar Ferhat Serhildan dhe Recep Kipcak, i njohur si Devrim Cudi, u "neutralizuan" në operacionin "GURZ-24" të kryer nga Xhandarmëria turke në zonën rurale Pervari të Siirtit në Türkiyen juglindore, tha Yerlikaya në X.

Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.

Operacioni erdhi pas sulmit terrorist të PKK-së të së mërkurës në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI) në kryeqytetin Ankara, sulm i cili vrau pesë persona dhe plagosi 22 të tjerë.

Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.

Të dy terroristët ishin drejtues të dyshuar rajonalë të zonës Kato Jirka, shtoi ministri.

Operacioni, i koordinuar nga Departamentet e Inteligjencës dhe Kundër Terrorizmit të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, u bazua në inteligjencën e Komandës së Xhandarmërisë Provinciale Mardin.

Duke përdorur dronët J-SIHA, helikopterët Jandarma ATAK dhe automjetet e blinduara, Komanda e Xhandarmërisë Provinciale Siirt vendosi ekipe të operacioneve speciale, njësi komando të xhandarmërisë dhe roja sigurie.

Autoritetet raportuan se terroristët "operuan në të ashtuquajturin rajon Botan", duke përdorur kërcënime dhe shantazhe për të marrë furnizime nga vendasit dhe duke planifikuar sulme ndaj forcave të sigurisë, sipas ministrit.

Ata dyshohet se kishin udhëzuar të tjerët të kryenin sulme ndaj qytetarëve që punonin në kullotat malore dhe ishin përfshirë në vrasjen e një civili më 13 shtator 2023, në malësitë midis Sirnak Beytussebap dhe Van-Catak.

Ministri Yerlikaya ripohoi angazhimin e Türkiyes për përpjekjet e saj kundër terrorizmit, duke u zotuar: "Ne nuk do të ndalemi derisa të neutralizohet terroristi i fundit".

AA