Türkiye ‘neutralizon’ liderin e organizatës terroriste të PKK/YPG-së / Photo: AA

I listuar në listën e “kategorisë së gjelbër” të kriminelëve të kërkuar, organizata e inteligjencës turke (MIT) ka njoftuar se ka “neutralizuar” Halil Tekin, të ashtuquajturin lider të organizatës terroriste PKK/YPG në Siri.

MIT-i po monitoronte aktivitetet dhe lëvizjet e terroristëve përpara operacionit të synuar, raportojnë burimet.

Tekin iu bashkua organizatës terroriste rë PKK/YPG-së në vitin 2007 dhe ka kryer aktivitete terroriste në Siri dhe Irak.

Babai i terroristit, Ibrahim Tekin, i cili ishte gjithashtu anëtar i organizatës terroriste, u “neutralizua” gjatë një operacioni të kryer nga Forcat e Armatosura Turke në vitin 1992.

Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan ose u vranë ose u kapën.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja - e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega e saj siriane.

AA