Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, hapi fushatën "Türkiye një zemër", nëpërmjet së cilës po grumbullohen para për të prekurit nga tërmeti. Presidenti Erdoğan tha se nuk dyshon në bujarinë e popullit turk. "Kombi ynë do të tregojë edhe një herë madhështinë e tij me një figurë që do të thyejë rekordin e të gjitha kohërave", tha presidenti turk. Ai theksoi se qëllimi i fushatës është që të grumbullohen mjete për rindërtimin e rajoneve të shkatërruara. "Synimi ynë është që brenda 1 viti të fillojmë të sigurojmë shtëpi në të cilat mund të banohen sigurt dhe në paqe, në vend të çdo ndërtese të shkatërruar", theksoi presidenti Erdoğan. Presidenti i Türkiyes tha se çdo ndihmë që do të vijë në llogarinë e AFAD-it nga jashtë ose nga brenda Türkiyes do të përdoret për të prekurit nga tërmeti. Fushata po transmetohet drejtpërdrejt në të gjitha televizionet e Türkiyes, Azerbejxhanit dhe Republikës Turke të Qipros.
15 Shk 2023
"Türkiye një zemër", Erdoğan: T'i rindërtojmë qytetet brenda 1 viti
Presidenti turk theksoi se qëllimi i fushatës është që të grumbullohen mjete për rindërtimin e rajoneve të shkatërruara.
AA
Lajme të ngjashme
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.
Azerbajxhanasi që u bë simbol i humanitetit u takua me Erdoğanin
Fotoja e Sarvar Bashirli nga Azerbajxhani me veturën e tij të prodhuar në vitin 1981 duke bartur ndihma për të goditurit nga tërmeti në Türkiye është bërë virale në rrjetet sociale, sakaq ka tërhequr miliona pëlqime dhe mesazhe lavdëruese.
Artikujt në këtë kategori
Türkiye mirënjohëse për mbështetjen e paprecedentë globale pas tërmeteve
Mijëra jetë u shpëtuan për shkak të “nivelit të paprecedentë të mbështetjes dhe solidaritetit global” që Türkiye dëshmoi pas tërmeteve të dyfishta të muajit të kaluar, thotë drejtori i Komunikimeve i Presidencës Turke Fahrettin Altun.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.