Të dhënat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave Turke (TurkStat) bënë të ditur se turizmi në Türkiye ka pësuar një rritje të ardhurash prej 20,1% nga viti në vit.
Vetëm gjatë periudhës janar-shtator, vendi priti rreth 45 milionë vizitorë të huaj, një rritje prej 13.2% krahasuar nga viti i kaluar. Rreth 16,5% e të ardhurave nga turizmi është krijuar nga vizitat e shtetasve turq që banojnë jashtë vendit, njoftoi TurkStat.
Vendi pati 22,4 milionë vizitorë në periudhën korrik-shtator, ndërsa shifra ishte 21 milionë vitin e kaluar.
Shpenzimet mesatare për individ në një natë arritën në 103 dollarë në tre muaj deri në shtator, me shpenzimet mesatare totale të vizitorëve 902 dollarë për frymë.
Shpenzimet për sportin, arsimin dhe kulturën u rritën me 33,3%, për akomodim me 26,1%, për ushqime dhe pije me 24,6%, ndërsa shpenzimet e shërbimeve turistike ranë me 1,6% nga viti në vit në tremujorin e tretë të vitit 2023.