Türkiye përshëndeti përpjekjet për unitet të fraksioneve palestineze.     /Foto: AA 

Republika e Türkiyes përshëndeti lëvizjen e fraksioneve politike palestineze që u mblodhën në kryeqytetin kinez Pekin dhe miratuan një deklaratë që synon arritjen e unitetit kombëtar.

“Ne mirëpresim mbledhjen e fraksioneve politike palestineze në Pekin me ftesë të Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe pranimin nga ana e tyre të deklaratës që synon arritjen e unitetit kombëtar”, tha Ministria e Jashtme e Türkiyes në një komunikatë.

Ministria turke përmes kësaj komunikate përshëndeti gjithashtu kontributin e Kinës në procesin e pajtimit midis fraksioneve palestineze.

“Në kushtet aktuale, ku sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë me forcë të plotë dhe inkursionet intensifikohen në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, rëndësia dhe urgjenca e arritjes së unitetit politik në Palestinë është e një rëndësie maksimale”, thuhet në kumtesën nga Ankaraja.

Mes të tejrash, në kumtesë shprehen pritshmëritë e Ankarasë për zbatimin e hapave të specifikuar në deklaratën e miratuar në Pekin.

“Türkiye pret që përpjekjet afatgjata që synojnë arritjen e unitetit politik në Palestinë do të japin rezultate pozitive sa më shpejt të jetë e mundur”, shtohet në komunikatë.

TRT Balkan / agjencitë