Türkiye: Pesë të arrestuar në Istanbul për lidhje me PKK-në.     /Foto: AA

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar pesë persona në Istanbul si të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste PKK.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Departamenti për Hetimin e Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Istanbul, është lëshuar një urdhër për arrestimin e tetë të dyshuarve për të cilët u zbulua se vepronin në kuadër të organizatës terroriste PKK.

Mëngjesin e sotëm janë kontrolluar disa adresa në Istanbul dhe janë arrestuar pesë persona, ndërsa kërkimet për tre të tjerët janë ende në vazhdim.

PKK-ja është një organizatë separatiste dhe terroriste që është në listën e grupeve terroriste në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz. YPG-ja është një degë e organizatës terroriste PKK që vepron në Siri.

TRT Balkan / agjencitë