Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ndodhet për një vizitë zyrtare në Ankara, ku së bashku me delegacionin e tij vizituan kompleksin Anitkabir, mauzoleumin e themeluesit të Republikës së Türkiyes, Mustafa Kemal Ataturk.
Millatoviqi vendosi kurorë me lule dhe nderoi themeluesin e Republikës së Türkiyes me një minutë heshtje dhe më pas nënshkroi librin e përshtypjeve.
“Është një nder i madh për mua të vizitoj Anitkabirin, vendprehjen e përjetshme të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit dhe liderit vizionar të Republikës së Türkiyes. Duke qëndruar këtu, ne i bëjmë homazhe Ataturkut, parimet moderne dhe përparimet e të cilit vazhdojnë të frymëzojnë jo vetëm turqit, por gjithë botën. Jam thellësisht i prekur nga trashëgimia e tij. Angazhimi i tij i palëkundur ndaj sovranitetit dhe paqes është një fener shprese për të gjitha kombet. Si President i Malit të Zi, unë rikonfirmoj lidhjet e forta të miqësore mes dy vendeve tona. Fryma e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët do të vazhdojë ta udhëheqë partneritetin tonë në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese”, tha Millatoviq në fjalimin e tij.
Millatoviq sot në Ankara do të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp