Ambasadori i Türkiye-s (Turqisë) në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök deklaroi se vendi i tij ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut, ekstradimin dhe dëbimin e rreth 80 pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO, si dhe mbylljen e tre shkollave në Shkup, Tetovë dhe Strugë.
"Tre shkolla të lidhura me FETO-n funksionojnë në Shkup, Tetovë dhe Strugë nën petkun e institucionit arsimor. Presim që Maqedonia e Veriut të hedhë hapa konkrete lidhur me mbylljen e tyre dhe me ekstradimin e personave të lidhur me FETO-n. Ne i theksojmë këto kërkesa në nivelin më të lartë. Do të jemi ndjekës të kësaj çështjeje derisa të eliminohet plotësisht kjo organizatë terroriste nga Maqedonia e Veriut. Presim që të gjitha vendet të bashkëpunojnë në luftimin e terrorizmit në të gjitha format dhe manifestimet e tij", theksoi ambasadori Sekizkök,
Në prag të shënimit të 15 korrikut ditës së dështimit të grushtet shtetit në Türkiye, e njohur po ashtu edhe si Dita e demokracisë dhe unitetit kombëtar, ai shtoi se përpjekja për grusht shtet ka mbetur e pasuksesshme falë lidershipit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan si dhe qëndrimit të vendosur të forcave të sigurisë dhe popullit turk.
Lidhur me pyetjen nëse vallë ka ndonjë numër të saktë të personave që Türkiye ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut dhe zhvillimet mbi këtë temë, ambasadori Sekizkök, tha se bëhet fjalë për rreth 80 persona të cilët i kanë kërkuar për ekstradim dhe dëbim.
"Fatkeqësisht lidhur me këtë nuk ka ndonjë zhvillim. Por, ashtu siç e theksova më parë, nuk do të thotë se mungesa e zhvillimit nuk do të thotë se çështja është e mbyllur për ne. Do të vazhdojmë të ndjekim këtë çështje", tha Sekizkök.
Sipas tij, në gjashtë vitet e kaluara lufta kundër FETO-s brenda dhe jashtë vendit ka qenë në mesin e prioriteteve të shtetit turk. FETO, organizatë terroriste e gjeneratës së re Sekizkök tha se FETO është një organizatë terroriste e gjeneratës së re, që ka adoptuar një strategji për të infiltruar në institucione shtetërore me qëllim të pushtimit dhe kapjes së shtetit nga brenda. Ai tha se FETO, të rinjtë që i ka abuzuar nën petkun e arsimit dhe shërbimit i ka vendosur në institucionet shtetërore, ndërsa përveç strukturave arsimore dhe mediatike, ajo është organizuar në Türkiye dhe vende të ndryshme me struktura të maskuara që operojnë në fushën ekonomike si sektori bankar dhe sipërmarrjet tregtare. "Përgjegjësit për tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut brenda vendit u sollën para drejtësisë. Është deshifruar strukturimi organizativ i FETO-s brenda institucioneve shtetërore. Janë eliminuar strukturat e maskuara të FETO-s jashtë institucioneve shtetërore që përfshijnë fushat e arsimit, medias dhe jetës ekonomike. FETO, pas eliminimit të strukturimit të saj në Türkiye, ka shkuar në ndryshim të strategjisë. Ka filluar t'u japë rëndësi aktiviteteve të saj jashtë vendit. Për këtë shkak, lufta kundër strukturimit të FETO-s jashtë vendit është një ndër pikat prioritare të Türkiye-s", u shpreh ai. Ndryshe, gjatë grusht shtetit të dështuar në vitin 2016 u vranë 251 persona, dhe u plagosën 2.734 të tjerë.