Türkiye këtë vit u ka dhënë një "goditje të madhe" grupeve terroriste PKK-së, degëve të saj siriane YPG/PYD-së, si dhe DAESh-it, veçanërisht në veri të Irakut dhe veri të Sirisë, duke neutralizuar 3.038 terroristë që nga fillimi i vitit 2024, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes të shtunën.
Si pjesë e këtyre përpjekjeve kundër terrorizmit, "3.038 terroristë u neutralizuan, 1.330 shpella/strehime u shkatërruan dhe 2.450 armë dhe më shumë se 910.000 copë municione u kapën", tha ministria në rrjetet sociale.
Ata shtojnë se 107 terroristë u dorëzuan gjatë vitit.
Forcat e Armatosura Turke po vazhdojnë operacionet e tyre me parime ekzekutimi "të pazakonta, të paparashikueshme, të shpejta dhe të vazhdueshme", duke ndjekur një strategji për ta eliminuar terrorizmin në burimin e tij.
Përpjekjet e Türkiyes për ta eliminuar plotësisht terrorizmin vazhdojnë me "vendosmëri të madhe", theksoi ministria.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-së e listuar si një organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja gjithashtu – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar. YPG-ja e cila përdor gjithashtu emrin PYD-së, është dega e saj siriane.