Türkiye reagon ndaj Dhomës së Përfaqësuesve të Kilit  / Photo: AA

Ministria e Punëve të Jashtme të Türkiyes njoftoi se vendimi i miratuar dje nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kilit për njohjen e ngjarjeve të vitit 1915 si "gjenocid" është i pavlefshëm.

Në deklaratën me shkrim të ministrisë thuhet se parlamentet nuk kanë kompetencë të interpretojnë dhe gjykojnë historinë.

Në deklaratë thuhet se: "Vendimi i miratuar dje nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kilit për njohjen e ngjarjeve të vitit 1915 si 'gjenocid' është i pavlefshëm".

Më tej, theksohet se ky vendim është në kundërshtim me Konventën e Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1948 për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit, e cila përcakton se krimi i gjenocidit mund të gjykohet vetëm nga një gjykatë kompetente.

AA