Numri i minatorëve që humbën jetën nga shpërthimi në një minierë qymyri në provincën Bartın në Türkiye-n veriore u rrit në 40, njoftoi ministri i Brendshëm i vendit, Süleyman Soylu.
Soylu tha se 11 punëtorë të plagosur janë nën trajtim në spitale.
“Një nga të plagosurit tanë është liruar”, u tha Soylu gazetarëve në rrethin Amasra të provincës Bartın, ku dhjetëra minatorë u bllokuan nën tokë nga ora 18:15 me kohën lokale të premten.
Duke vënë në dukje se 58 nga 110 minatorët janë shpëtuar, ai tha se ka paqartësi për një nga minatorët, duke shtuar se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Dönmez tha se zjarri që shpërtheu në një galeri pas shpërthimit të minierës është kryesisht nën kontroll.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan po monitoron nga afër situatën, shkroi Presidenca turke në Twitter.
Ai anuloi një udhëtim të planifikuar në provincën lindore Diyarbakır dhe do të udhëtojë sot për në Amasra.
15 Tet 2022
Türkiye, rritet në 40 numri i të vdekurve nga shpërthimi në minierë
58 minatorë janë shpëtuar deri më tani, njoftoi ministri i Brendshëm Süleyman Soylu
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Erdoğani vazhdoi të ndërmjetësojë në ngjarjet globale pavarësisht sfidave
Nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Türkiye ka marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm si një qendër diplomatike, duke ndërmjetësuar në mënyrë aktive në konflikte dhe duke kontribuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore