Indeksi total i qarkullimit të Türkiyes, duke përfshirë industrinë, ndërtimin, tregtinë dhe shërbimet, shënoi rritje në bazë vjetore me 69 për qind në dhjetor, zbuloi të martën Instituti i Statistikave Turke.
Sipas TurkStatit, rritje të indeksit regjistruan ndërtimi me 85 për qind në vit, tregtia 72,4 për qind, shërbimet 66,1 për qind dhe industria me 59,4 për qind.
Në bazë mujore, indeksi u rrit me 6,6 për qind në të njëjtin muaj.
“Industria shënoi rritje me 6,2 për qind, ndërtimi me 4,3 për qind, tregtia me 7,4 për qind dhe shërbimet me 5,4 për qind në bazë mujore në dhjetor 2023”, shton TurkStati.
TRT Balkan / agjencitë