Shërbimi Informativ Turk (MIT) dhe Departamenti i Policisë në Istanbul kryen një operacion të suksesshëm dhe arrestuan terroristët e PKK-së Sadik Topaloglu dhe Mehmet Savas, të cilët u zbulua se drejtonin çështjet e inteligjencës së organizatës terroriste në Istanbul.
Një burim i paidentifikuar i sigurisë tha se aksioni u krye në bazë të një hetimi të gjerë në celulat e inteligjencës të strukturës terroriste PKK-së.
MIT-i për disa kohë ndoqi terroristin Sadik Topaloglu, i cili përdor edhe emrin e koduar “Halil” brenda strukturave terroriste.
Në bazë të këtyre aktiviteteve ata u arrestuan në Istanbul me akuzën e anëtarësimit në organizatën terroriste PKK-së.
Nga hetimet rezultoi se i arrestuari Topaloglu shkoi ilegalisht në bazën kryesore të PKK-së në malin Kandil në Irak dhe iu nënshtrua trajnimeve për inteligjencën dhe u takua me një nga drejtuesit e asaj organizate terroriste, Crmil Bayik, i cili njihet edhe me emrin e koduar “Cuma”.
Në Republikën e Türkiyes, Topaloglu ka vepruar nën maskën e një gazetari për të mbledhur informacione për organizatën terroriste PKK, dhe me Savas të arrestuar ka mbledhur edhe ndihma financiare për strukturën terroriste PKK në Siri.