Njësitë e Rojës Bregdetare të Türkiye-s, sot shpëtuan dhjetëra emigrantë të parregullt në Detin Egje afër provincës Mugla pas kthimit prapa nga autoritetet greke.
Komanda e Rojës Bregdetare në Mugla tha në një deklaratë se disa varka shpëtimi u dërguan në zonë pasi u mësua se dhjetëra emigrantë të parregullt po luftonin në det.
Tridhjetë e gjashtë prej tyre u shpëtuan nga autoritetet turke dhe varkat e tyre u tërhoqën drejt territorit turk.
Gjithashtu, 29 të tjerë u shpëtuan në rrethin Datça kur një varkë e Rojës Bregdetare të
Türkiye-s, i gjeti ata.
Emigrantët e parregullt u dërguan në Zyrën provinciale të migracionit për një proces të rregullt.
Greqia është rruga kryesore për në Bashkimin Evropian për azilkërkuesit që vijnë nga Türkiye.
Türkiye dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dënuar vazhdimisht praktikën e paligjshme të Greqisë për të larguar azilkërkuesit, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e njerëzve vulnerabël, përfshirë gratë dhe fëmijët.