Rojet bregdetare në provincën perëndimore të Türkiye-s, Izmir, thanë se kanë shpëtuar 143 refugjatë dhe migrantë pasi autoritetet greke i çuan në ujërat territorialë turkë.
Pas marrjes së informacionit se ka grupe refugjatësh dhe migrantësh ilegalë në varka gome rreth bregjeve të Dikili dhe Seferhisarit në Detin Egje, ekipet janë lëshuar në kërkim të atij rajoni dhe kanë shpëtuar migrantët, tha komanda e rojeve bregdetare të martën.
Në një operacion tjetër, pasi morën informacion, rojet bregdetare turke ndaluan një varkë gome afër Seferhisarit dhe ndaluan 31 migrantë ilegalë.
Të gjithë migrantët ilegalë janë transportuar në zyrat e migrimit të provincës.
Türkiye ka qenë pikë tranziti për kërkuesit e azilit që kishin qëllim të kalojnë në Europë dhe të nisin jetë të re, sidomos ata që iknin nga lufta dhe persekutimi.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe mediet kanë raportuar shpesh për kthimin ilegal të migrantëve dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga autoritetet greke.
Ankara dhe grupet globale për të drejtat e njeriut kanë dënuar vazhdimisht praktikën ilegale të Greqisë për kthimin e azilkërkuesve, duke thënë se shkelen vlerat humanitare dhe e drejta ndërkombëtare me rrezikimin e jetëve të migrantëve, sidomos grave dhe fëmijëve.
4 Tet 2022
Türkiye shpëton 143 migrantë pasi i ktheu Greqia
Grupet për të drejtat e njeriut dhe mediet kanë raportuar shpesh për kthimin ilegal të migrantëve dhe shkelje tjera të të drejtave të njeriut nga autoritetet greke.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.